09:31 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Krasniqi thotë se Kuvendi po i bën të gjitha detyrat me vonesë

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, njëherit njohës i zhvillimeve në Kuvend, Albert Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kuvendi po i bën të gjitha gjërat me vonesë, duke miratuar vetëm shtatë ligje deir më tani.

Sipas tij, Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet duke iu shmangur debateve populiste, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i Krasniqit:

Kuvendi është vonë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet

– SOT, Kuvendi mbanë debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë;

– DJE, nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë;

– PARDJE, në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë.

Ndërkohë, në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet. E këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual. /Indeksonline/

Temat: