Krasniqi: Totaj do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Shaqir Totajn dhe qytetarët e Prizrenit për fitoren.
Ai falënderoi edhe partnerët e koalicionit.
“Urime të gjithëve fitorja e Shaqir Totajt, e PDK-së dhe e partnerëve të koalicionit. Faleminderit Prizren që i thatë po Shaqir Totajt dhe vizionit për një Prizren më të mirë. Kjo është fitore e juaja në këtë natë me shi, ky është bereqet për Prizrenit. Kjo fitore tregoi se bashkëpunimi përtej logove e ndasive është ai që mbështesin qytetarët, prandaj i falënderoj edhe partnerët e koalicionit që i besuan Totajt”.
“Dua të ju them se prej sonte, siç ka qenë në 4 vitet e fundit, Totaj do të jetë përsëri kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim, edhe i atyre që këtë radhë kanë votuar ndryshe”, deklaroi Krasniqi.
“Shaqë urime, na ke bërë krenarë”, përfundoi Memli Krasniqi.

