Krasniqi tregon rëndësinë e dy pikave të miratuara sot në Qeveri, për zgjedhjet lokale dhe për qentë me e pa pronar

Në mbledhjen e 102-të, në rendin e ditës të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishin edhe dy pika të propozuara nga ministria e Elbert Krasniqit, MAPL.
Ministri me një status në Facebook ka sqaruar rëndësinë e miratimit të dy pikave të propozuara nga ministria e tij.
“Njëra pikë informuese për draft-konceptin për Zgjedhjet Lokale dhe tjera për miratimin e draft-strategjisë Kombëtare për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar për periudhën 2022 – 2028.
Strategjia Kombëtare e miratur sot përcakton për herë të parë masat dhe veprimet e menjëhershme që duhen të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate 2022-2028.
Duke zhvilluar mjedis të përshtatshëm për menaxhimin e popullimit të qenve, kornizë ligjore gjithëpërfshirëse, edukim të përgjithshëm shoqëror dhe promovim të pronësisë së përgjegjshme do të krijojmë siguri për qytetarët dhe trajtim human për qentë me dhe pa pronar” shkruan Krasniqi në njoftim./Indeksonline/