Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në komuna
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi se po zhvillohet procesi i konstituimit të kuvendeve komunale në mbarë Republikën e Kosovës. Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shterpcë, Shtime, Zubin-Potok dhe Zveçan.
“Gjithçka po zhvillohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kryetarëve të rinj u uroj një mandat të suksesshëm dhe punë të mbarë”, tha Krasniqi.
Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin- Potok, kryetarët e rinj nga Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb, u betuan zyrtarisht dhe morën pushtetin, në prani të simboleve shtetërore të Kosovës, ndërsa gjatë ceremonive u panë edhe flamuj të Serbisë.

