75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Burim

Krasniqi uron Papa Leo: Zgjedhja e tij shënon moment historik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Kardinalin Robert Prevost, pasi u zgjodh Papa i ri.

Përmes një në Facebook, Krasniqi thotë se zgjedhja e papës së parë amerikan shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike.

“Uroj Kardinalin Robert Prevost – tashmë Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan në histori, për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Kishës Katolike. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për Ipeshkvinë e Kosovës, për besimtarët katolikë në vendin tonë, si dhe për gjithë komunitetin katolik në mbarë botën. Zgjedhja e tij shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike”.“Uroj që pontifikati i tij të hapë një epokë të re paqeje, shprese dhe uniteti, në shërbim të besimit, drejtësisë dhe afrimit mes popujve”, ka shkruar Krasniqi. /Indeksonline/