75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Krasniqi uron veteranët: Guximi juaj përkufizon lirinë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ditën e tyre.

“Atyre që u ngritën kur Atdheu i thirri – guximi juaj përkufizon lirinë tonë. Nderime për çdo betejë e sakrificë”, ka shkruar lideri i PDK-së në Facebook.

Krasniqi tha se kjo ditë është e të gjithë luftëtarëve të lirisë që na dhuruan një të ardhme pa robëri – nën qiellin e kaltërt të Kosovës.

“Mirënjohje të përjetshme”, tha Krasniqi.