Krasniqi: Vetëm Bedri Hamza e rikuperon degradimin që e bëri Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në rast se Kosova shkon në zgjedhje të reja paralamentare, kandidat i partisë për kryeministër mund të jetë përsëri Bedri Hamza.
Krasniqi ka thënë se bashkëpartiaku i tij ka figurë depolarizuese dhe përvojë të madhe për të qenë përsëri kandidat për kryeministër.
“Unë besoj 100 për qind që Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër në këtë fazë. Sepse mendoj se kompetenca e tij, karakteri i tij depolarizues dhe figura e tij me përvojë të jashtëzakonshme që guxon të prezantojë një plan vizionar dhe të guximshëm që u prezantua programi, është i domosdoshëm për me u rikuperu dëmet që i ka shkaktuar qeveria e Kurtit”, ka thënë Krasniqi në Pressing të T7.
“Por duhet me qenë një figurë e përshtatshme dhe besimin e kam te Bedriu dhe ai duhet të jetë kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet që unë jam i bindur se do të jenë shumë shpejtë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se prilli i vitit të ardhshëm është afati i fundit kur mund të ketë zgjedhje të reja, por ka shtuar se situata politike detyron që të ketë zgjedhje sivjet./Indeksonline/