Krasniqi viziton Prekazin me titujt e tij

Robin
Haxhi Krasniqi gjatë ditës së sotme ka vizituar Kosovën pasi u shpall kampion
bote në kategoritë WBA dhe IBO.
Në
këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes
Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.
Gjatë ditës së sotme, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai.