75 Mall Live Search
14:39 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / S Z

Krasniqi: Votimi i diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit, duan ta zhvendosin vëmendjen nga problemet reale

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik.

Ai ka thënë se përveç synimit për të manipuluar emocionalisht diasporën, kjo temë shërben për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve që jetojnë në Kosovë nga problemet reale me të cilat përballen çdo ditë.

Ndërsa ka renditur problemet me të cilat po përballen qytetarët:

1. Kostoja e papërballueshme e jetesës;

2. Rritja e çmimeve të energjisë dhe përfitimet e mafies energjetike të lidhur me Serbinë;

3. Dobësimi i aleancave ndërkombëtare, sidomos me vendet që garantojnë sigurinë tonë dhe mbështesin konsolidimin e shtetit;

4. Kolapsi ekonomik – qindra biznese rrezikojnë falimentimin si pasojë e politikave destruktive të Qeverisë.

“Është e qartë pse këto tema nuk i konvenojnë partisë në pushtet: sepse zbulojnë realitetin e hidhur të një Kosove që po ngelet ndër vendet më të prapambetura në Evropë. Më mirë të flasim për votimin e diasporës!”, ka thënë Krasniqi.