75 Mall Live Search
11:08 / E Enjte, 01 Maj 2025 / H F

Krasniqi: Votimi i fshehtë do kishte kuptim vetëm nëse janë dy kandidate – VV po ka frikë se do të bëhet horë sepse i ka veç 55 vota

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, është deklaruar pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive dhe ndryshimit të mënyrës së votimit për Kryeparlamentare.

“Ka kuptim votimi i fshehtë, kur ka dy kandidate. Kur ka dy kandidatë, ka njëfarë kuptimi; Po në këtë rast nuk bën, se është vec një kandidate. Frika e tyne po besoj me u ba horë. Është duke i shti në aventura jo kushtetuese të përcunduara”, ka deklaruar Krasniqi.

“55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët. Nuk kalon Albulena Haxhiu. Këtë e di z.Kurti. Qytetarët nuk i kanë borxh për me e mbajtë të bllokum Kuvendin për me ba një shoqë të tij Kryetarë Kuvendi”, shtoi Krasniqi.