Krasniqi zbulon se çfarë i tha te veshi Boeselit: Tash po fillojmë “flliqt”

Robin Haxhi Krasniqi fitoi titujt IBO dhe WBA në boks, tituj këto që ia rrëmbeu bokserit gjerman, Boesel
Krasniqi e mposhti me nokaut boksierin gjerman në rundin e tretë të meçit, duke u shpallur kështu kampion bote në peshën e mesme, shkruan IndeksOnline
Kështu, ai sot ishte në Kosovë me titutj e tij, ku në emisionin “Rubikon” zbulon gjithçka rreth atij meçi historik, madje bokseri ynë tregon se çfarë i tha te veshi Boselit.
“Më sjelli pas kokë, edhe unë njëjtë ia ktheve, atëherë kur e bëri i thash qetash po fillojmë flliqt i fola më shumë por u frikova mos po dëgjon gjyqtari kur e kom godit, e pash që atë nuk e mbajnë këmbët dhe e shtyva”, tha Krasniqi