75 Mall Live Search
21:59 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / AR

Krasniqi: Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm, është thjeshtë i pari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas dënimit të Zoran Vukotiq me 10 vjet burg për shkak se ka përdhunuar një grua përgjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai tha se nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime, shkruan Indeksonline.

Tutje, Krasniqi tha se Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm, është thjeshtë i pari.

Postimi i plotë:

Nuk mund të ketë drejtësi të plotë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, pa u vënë para përgjegjësisë secili person përgjegjës për këto dhunime.

Ndonëse për 23 vite, kriminelët e tillë janë fshehur e janë mbajtur të pakapshëm, sot, drejtësia kosovare i shpërtheu barrierat duke arritur ta ballafaqojë me përgjegjësi njërin prej tyre. Por Zoran Vukotiqi nuk është i vetëm. Është thjeshtë i pari.

Përderisa duhet të angazhohemi që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të gjejnë integrimin e plotë në mesin tonë, duhet po ashtu të inkurajojmë organet tona të drejtësisë që të mos ndalen, deri sa të japë përgjegjësi edhe krimineli i fundit.