14:02 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krasniqi-Zybës: Ty as lepri s’të tutet, kolegëve tu po u vjen keq me kesh me ty!

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba.

Krasniqi duke iu drejtuar Zybës tha se atij as lepri s’i tutet.

“O Salih Syba, ty as lepri s’të tutet, je shumë i parëndësishëm dhe i parëndësishëm për të shpenzu kohë. Fjalimin që e the ke për gjynah, domethënë të përmendi edhe Ganimetja që t’i s’din as çka janë dorezat e mundohesh me mbajt fjalim për shëndetësi. Thu se dorezat janë infrastrukturë, po u vjen keq kolegëve të tu me kesh me ty”, tha Krasniqi.

Ndërsa Zyba duke iu referuar Krasniqit tha se s’ja vlen të përmenden emra, sepse duhet të shikohet përpara./Indeksonline/