75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / C E

“Krasniqt” e mposhtin Llapin, Drita fiton në Lipjan

Sot janë zhvilluar dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ka fituar në “Fadil Vokrri” ndaj Llapit me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Prishtinën e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 51-të.

Rezultatin e dyfishoi Endrit Krasniqi në minutën e 65-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Llapin e shënoi Fazliu në minutën e 78-të.

Në ndeshjen tjetër, Drita ka fituar si mysafir i Ulpianës me rezultat 2-3.

Për Dritën golat i shënuan Jashari në minutën e pestë dhe dy Simonovski në minutën e 25-të dhe 59-të.

Për Ulpianën realizuan Rezi në minutën e 20-të dhe Makolli në minutën e 43-të.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e dytë me 49 pikë, aq sa ka Gjilani por pesë pikë më pak se Ballkani derisa Prishtina është e pesta me 35 pikë, gjashtë më pak se Llapi. /IndeksOnline/