Kreativiteti i kosovarëve, tentoj t’i dërgoj marihuanë përmes zarfit një të burgosuri në Dubravë

Zyrtarë të burgut dje kanë marrë informata se në një zarf që po i shkonte një të burgosuri, kishte lëndë narkotike.
Pas kontrolleve të bëra, doli që kjo informatë ka qenë e saktë, transmeton Indeksonline.
Në zarf janë gjetur 2 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me këtë rast është njoftuar edhe prokuroria./Indeksonline/