Kreativiteti i presidentit të Dinamos, i lutet Modricit të luajë për kroatët

Luka Modric do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi pasi i skadon kontrata.
Mesfushori kroat, karrierën mund ta vazhdoj te klubi i fëmijërisë, Dinamo Zagreb, shkruan IndeksOnline.
Ditën e sotme, presidenti i Dinamos, Mirko Barisic e ka lutur Modricin ti bashkohet skuadrës së tij në një menyrë kreative.
Ai ka vendosur të blejë një faqe në edicionin e sotëm të gazetës spanjolle Marca për t’i dërguar mesazh të qartë Luka Modric.
“Bashkohu me ne! Ka kuptim, gjithë kuptimi i mundshëm në botë.”, shkruhet në faqen e gazetës spanjolle, ku shihet fanella me numrin 10 e Modric te Dinamo Zagreb./IndeksOnline/