19:45 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Kreatori i famshëm përfundon karrierën, pas 50 vitesh

Dizajneri 67-vjeçar Jean Paul Gaultier organizoi pasarelën e tij të fundit, të mërkurën në mbrëmje, duke i thënë lamtumirë industrisë me zë të lartë.

U bë nami në Théâtre du Châtelet – një shfaqje e paharrueshme që i bëri qindra anëtarë të audiencës duke brohoritur pa ndalesë për gati dy orë.

Për shumë njerëz atje ishte një lamtumirë emocionale, jo vetëm sepse Gaultier është i dashur për modelet e tij ikonike, por sepse ai është nga të paktët dizajnerë të gjallë që konsiderohet një thesar kombëtar, menjëherë i njohur për publikun me imazhin e tij të veçantë.