75 Mall Live Search
15:46 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Kreatorja Lirika Matoshi mbledhë 23 mijë euro për 4 orë për Kosovën

Kreatorja e famshme në New York, Lirika Matoshi, ka mbledhur plotë 23.250 dollarë amerikanë për vetëm 4 orë si ndihmë për familjet në nevojë në Kosovë.

Lirika, si kreacionin e saj të fundit, ka krijuar maska kundër Covid-19 të cilat mund të kombinonen me rrobat e përditshme.

Të gjitha maskat janë shitur për 4 orë dhe 100% të parave ajo i ka dhuruar për familjet në nevojë në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që Lirika Matoshi organizon kampanja të tilla bamirësie për Kosovën. Lirika është motra e kreatores prishtinase Teuta Matoshi dhe e mezosopranos, Sanije Matoshi.