75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

“Krejt çka ka bërë VV në një vit pushtet është se e ka mbyt shpresen në këtë vend”

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri ka reaguar ndaj punësimeve nga VV.

Ai ka shkruar se VV ia ka humb shpresën këtij vendit.

“Krejt çka ka bërë VV në një vit pushtet është se e ka mbyt shpresen në këtë vend”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Erdhen në pushtet me të gjitha premtimet se do të krijojnë barazi në punësime e në fakt nuk po e ndalin punësimin e familjarëve dhe militantëve të vet, erdhen në pushtet se do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin ndërsa vet janë të zhytur deri në fyt.

Krejtë çka ka bere VV në një vit pushtet është se e ka mbyt shpresen në këtë vend dhe ky është krimi më i madh që e ka bërë pushteti i Albin Kurtit.

Kurr më shumë se në qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur gadishmëri që mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës duan me lëshu Kosovën.