13:32 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / A. M.

Krejt çka ndodhi në ditën e parë në BBVK

Big Brother VIP Kosova ka nisur publikimin e videove të përmbledhjeve ditore duke i postuar ato në faqen zyrtare të spektaklit në Facebook si dhe në platformën YouTube.

Pjesët dhe ngjarjet më interesante të ditës, përfshirë bisedat e banorëve në dhomën e rrëfimeve, debatet mes tyre si dhe detajet më pikante do të mund t’i shihni pikërisht përmes përmbledhjes ditore.

Në videon e parë mund t’i shihni momentet e para të banorëve brenda shtëpisë si dhe atmosferën pozitive që ka mbretëruar aty.