75 Mall Live Search
18:43 / E Martë, 25 Maj 2021 / k.v

“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët protestojnë para Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.

Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhjet e fundit nacionale.

Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi”.

Gastronomët kanë kërkuar lirimin e masave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjes.

Ata thanë dje në konferencë se Qeveria aktuale dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë premtuar lehtësim të masave nëse bie numri i rasteve, por kjo nuk ka ndodhur, siç kanë thënë.