Krejt e zhveshur, modelja tregon barkun e rrumbullakosur
Ashley Grahami është një modele amerikane në mbipeshë.
Është e njohur për bukurinë e saj natyrale dhe për linjat e saj plus-size, shkruan Indeksonline.
Së fundi ajo ka pozuar, krejtësisht e zhveshur, me barkun e rrumbullaksuar.
Fotografitë ia bëri burri i saj, kurse Ashley përmes një postimi tha se ky është fotografimi i fundit për këtë vit.

“Fotografimi i fundit për këtë vit më dashurinë e jetës sime, duke rritur dashurinë e jetës sonë”, ka shkruar ajo.

Edhe pse në mbipeshë, ajo është ndër modelet më të njohura në tërë botën.
Ajo madje nuk ka frikë ta tregojë celulitin e saj, për të cilën merr shumë lavdata nga gratë.
Ashley është e martuar me Justin Ervin, me të cilin janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Justin Ervin është një kinematograf, regjisor, producent dhe shkrimtar i suksesshëm, sipas IMDb. Ai ka drejtuar disa prej fushata të modës së gruas së tij./Indeksonline/
