Krejt nga një prime mes dhimbjes, emocioneve e tensioneve që tronditën shtëpinë
Shumë prime tashmë kanë kaluar, por emocionet e shumta prapëseprapë i risjell secili prime në vete.
Nata nis kur, prezantuesi Alaudin Hamiti, në emër të produksionit, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit.
Më pas, vëmendja u zhvendos te loja dhe debatet që kanë ndezur shtëpinë.
Opinionistja Leonora Jakupi u bëri thirrje banorëve për kujdes në përdorimin e temave të ndjeshme, duke kërkuar respekt dhe përgjegjësi në mënyrën se si flitet për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prime-i u karakterizua nga përplasja e ashpër mes Klodit dhe Benitës, që nuk kaloi pa debate.
Fjalët e Klodit u përjetuan rëndë nga Benita, e cila u shpreh e lënduar thellë, ndërsa pamjet e papublikuara nga festa e Vëllait të Madh zbuluan tensione, lot dhe ndjenja të fshehura.
Klodi u pa i prekur, duke qarë dhe duke shprehur hapur ndjenjat për Benitën.

