Krejt rastësisht, Arbenita tregon pamjen unike

Modelja dhe influencerja e njohur, Arbenita Ismajli, ka habitur ndjekësit e saj me një foto, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.
Ajo zbuloi se pamjet e publikuara nuk ishin të planifikuara, por rezultat i një ndryshimi të rastësishëm në cilësimet e kamerës së saj, shkruan Indeksonline.
“I preka rastësisht cilësimet e kamerës dhe fotot e mia dolën kështu,” ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit, duke e shoqëruar me selfien që tërhoqi vëmendjen e fansave.
Arbenita, e njohur për bukurinë dhe stilin e saj të veçantë, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj merr vëmendje të madhe nga publiku./Indeksonline/
