75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 31 Maj 2025 / Gj. Sh

Krejt sytë kah Minheni, PSG dhe Interi sot luajnë finalen e Ligës së Kampionëve

Një sezon i bukur e interesant futbolli, me nëntë muaj emocione të pafund, përfundon sonte.

Finalja e Ligës së Kampionëve, zhvillohet sonte mes PSG-së dhe Interit, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat na dhuruan emocione të pafundme, me ndeshje spektakolare për të prekur finalen e madhe.

Në gjysëmfinale PSG e eliminoi Arsenalin, derisa Interi triumfoi ndaj Barcelonës.

Edhe sonte këto skuadara pritet të dhurojnë spektakel në finale, e cila zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, në Munich, më fillim nga ora 21:00.

Për PSG-në kjo do të jetë një finale historike, pasi kërkon trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa skuadra e Interit ka tre tituj të Championsit./IndeksOnline/