75 Mall Live Search
22:27 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / MSH1

“Krejtësisht e gabuar”/ Starmer kritikon Trumpin, për tarifat

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa ndaj shteteve që janë rreshtuar me Danimarkën – në çështjen e Grenlandës.

Nëpërmjet një deklarimi zyrtar, Starmer u shpreh se Britania e Madhe ka qëndrim të qartë për Grenlandën dhe se vendosja e tarifave është krejtësisht e gabuar.

“Qëndrimi ynë për Grenlandën është shumë i qartë – është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për grenlandezët dhe danezët.

Ne gjithashtu e kemi bërë të qartë se Siguria e Arktikut ka rëndësi për të gjithë NATO-n dhe aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të adresuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut.

Zbatimi i tarifave ndaj aleatëve për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht i gabuar. Sigurisht që do ta ndjekim këtë drejtpërdrejt me administratën amerikane” shkroi Starmer.