75 Mall Live Search
18:10 / E Premte, 04 Korrik 2025 / FR

Kremlini: Fundi diplomatik i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike “nuk duket e mundur” për momentin.

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet në lidhje me komentet e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ishte i zhgënjyer me Vladimir Putinin pas telefonatës së djeshme që ata zhvilluan sëbashku.

“Natyrisht, ne i kushtojmë vëmendje të madhe të gjitha deklaratave të Presidentit Trump”, tha Peskov.

“Gjatë bisedës, Presidenti Putin përsëriti se ne jemi të interesuar të arrijmë objektivat tona gjatë operacionit të posaçëm ushtarak dhe mundësisht me mjete politike dhe diplomatike”, shtoi Peskov.

“Megjithatë, meqenëse kjo aktualisht nuk duket e mundur, ne po vazhdojmë operacionin tonë ushtarak special”, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se Putin i tha Trump se Rusia është ende duke pritur “koordinimin e datave” për raundin e tretë të bisedimeve të drejtpërdrejta me Ukrainën.

I pyetur nëse një takim Trump-Putin është i mundur këtë verë, Peskov tha se një takim i tillë është “i nevojshëm”, por duhet të jetë “i përgatitur mirë”.