15:34 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / FR

Kremlini: Perëndimi reagoi në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të Putin për armëpushim

Kremlini thotë se Perëndimi ka reaguar në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të presidentit rus Vladimir Putin për një arkitekturë të re sigurie dhe bisedime paqeje me Ukrainën.

Këtë të shtunë, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar se “Ka shumë, një sasi të madhe – reagim zyrtar, deklarata zyrtare. Të natyrës jokonstruktive.”

Ukraina e ka quajtur propozimin e presidentit Putin si ‘jo serioze’. Ndërsa kancelari gjerman tha se ‘Rusia nuk është në gjendje t’i vendosë kushte Ukrainës’.