75 Mall Live Search
19:20 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / F.R

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit në Alaskë

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin për në Rusi, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska.⁣

“Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan avionin e presidentit rus gjatë rrugës së tij nga Alaska në Rusi”, shkroi Kremlini në Telegram.

Takimi i 15 gushtit midis Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.

Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.

Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO.