17:49 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kremlini: Qendra humanitare në Nish, hiqet vetëm nëse largohet edhe ‘Bondstel’ nga Kosova

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një konferencë për shtyp ka komentuar deklaratat e komandantit të  forcave tokësore të SHBA-së në Evropë, Ben Hodges, për qëllimin e dyshimtë të veprimtarisë së qendrës humanitare ruso-serbe në Nish, raportojnë mediat serbe transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se kjo qendër nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç humanizmit, dhe si e tillë do të vazhdoj të funksionoj.

E pyetur se a do merret në konsiderim kërkesa për heqjen e saj, ajo tha se amerikanet le të provojnë së pari të heqin bazën ushtarake të Bonstel në Kosovë, më pas do ta heqin edhe ata qendrën humanitare në Nish.

Duke folur e Serbisë në konferencën e rregullt për shtyp, Zahar tha se Kremlini e mori në shënim  mesazhin dërguar nga komandanti i forcave tokësore të SHBA në Evropë, Ben Hodges, ndaj qendrës humanitare ne Nish.

“Deklarimet e komandantit Ben Hodges, ndaj qendrës humanitare ruso-serbe në Nish, dhe akuzave se veprimtaria e saj është një lloj fasade, është e pa pranueshme. Hodges shprehu dëshirën e tij dhe për të vizituar qendrën. Ne jemi të gatshëm për vizitën e tij në këtë qendër, dhe ne që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe amerikanet thjesht si një gjest mirësjellje, të na ftojnë për vizitë në bazën e ushtarake në Bondstil në Kosovë”,tha ajo.

Ajo tha se baza e Bondsteel është themeluar në përputhje me Rezolutën 1244, por “partnerët amerikanë nuk janë të gatshëm që ta deklarojnë qëllimin e saj të vërtetë”, tha Zahar. /Indeksonline/