13:14 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

KRENARI/ Distria Krasniqi shpërthen në lot gjatë intonimit të himnit, flamuri i Kosovës mbi të gjithë

Flamuri i Kosovës është ngritur më së larti bë ceremoninë e çmimeve  për dhëniene e medaljeve për peshat-48 kilogram në xhudo, tek femrat.

E gjithë kjo fal xhudistes kosovare, Distria Krasniqi që ia solli medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios, transmeton Indeksonline.

Derisa po intonohej himni i Kosovës, Distria Krasniqi shpërtheu në lotë gëzimi.

Distria Krasniqi bëhet sportistja e dytë në histori që i sjellë medalje olimpike Kosovës./Indeksonline/

Fotografitë: Blerim Uka