Krenar Dobroshi ligjërues në IMCAS në Paris, kongresin më prestigjioz botëror të mjekësisë estetike
Krenar Dobroshi do të marrë pjesë si ligjërues në IMCAS – International Master Course on Aging Science, kongresi më prestigjioz në botë në fushën e mjekësisë estetike, që zhvillohet në Paris me datë 30 janar.
Ai do të prezantojë temën “ADN-ja e Salmonit (PDRN): Gjerësisht e përdorur, por dobët e dëshmuar?”, një analizë kritike mbi përdorimin klinik dhe bazën shkencore të kësaj terapie gjithnjë e më të përhapur në mjekësinë estetike.
Dobroshi thotë se ndjehet i privilegjuar që do të jetë pjesë e këtij kongresi, ku do të prezantojë temën ADN-ja e Salmonit (PDRN).

