75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 01 Janar 2026 / F.R

“Krenare për burrin dhe babain që je”, urimi i Vesës për Mirlindin

Vesa Vllasaliu ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për bashkëshortin e saj, Mirlind Daku, i cili feston sot ditëlindjen e 28-të.

Ajo ka ndarë një postim të shoqëruar me fotografi, ku ka shkruar fjalë të ndjera për këtë etapë të re të jetës së tyre, duke e quajtur kapitull të ri dhe dhuratën më të madhe vajzën e tyre, Miresën, shkruan IndeksOnline.

Vesa ka shprehur krenarinë për Mirlindin si burrë dhe si baba, duke theksuar dashurinë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

“28 vjet, një kapitull i ri dhe dhurata më e madhe nga të gjitha – vajza jonë e bukur, Miresa.Jam shumë krenare për burrin, bashkëshortin dhe babain që je. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortit tim, përgjithmonë”, ka shkruar Vesa./IndeksOnline/