Krenari për Kosovën/ Oficeri i parë i FSK-së i diplomuar në Mbrotjen Ajrore në ShBA

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
Ky sukses tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët po përfaqësojnë denjësisht shtetin në trajnimet ndërkombëtare, transmeton IndeksOnline.
Pjesëmarrja e Cikaqit në këtë kurs të specializuar ka forcuar aftësitë e tij dhe do të sjellë përvojë të vlefshme për zhvillimin e FSK-së.
Njoftimi i plote: