75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Krenaria ka emër, DISTRIA KRASNIQI – Medalja e artë vjen në Kosovë!

Distria Krasniqi sapo ka shkruar historinë. Xhudistja kosovare ka arritur të ia sjell medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Krasniqi në finale e mposhti xhudisten japoneze, Tonaki Funa, transmeton Indeksonline.

Përkundër që olimpiada po luhet në vendlindjen e Tonaki Funas, Distria Krasniqi arriti të triumfoi.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike. Të parën e kishte fituar, Majlinda Kelmendi vite më parë në Olimpiadën e Rio të Brazilit./Indeksonline/