14:07 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Krerët e koalicionit takohen në Kuvend

Tre liderët e partive që janë në koalicion qeverisës, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, janë duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar në Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ky takim, vjen vetëm një ditë pasi Ramush Haradinaj kishte takuar në mëngjes presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo në distancë kanë nisur diskutimet për postin e presidentit./IndeksOnline/