Krerët e Romës në Spanjë, për të marrë yllin e La Ligas
Krerët e skuadrës së Romës ndodhen në Spanjë për të përfunduar një blerje të përfolur prej kohësh. Mesfushori Nzonzi është pranë skuadrës romake.
Roma i ka ofruar Sevillës 31 milionë euro për mesfushorin francez. Prezenca e Monchit në bisedime është vendimtare dhe për këtë marrëveshja është pranë firmës.
Sevilla ka ofertë edhe nga Arsenali për Nzonzin, por oferta e Romës është më tunduese./Indeksonline/