Krerët e shtetit i nisin homazhet në Prekaz

Në shënim të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit kanë nis me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministra dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, kanë nis me homazhe në Prekaz.
Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.
Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.
Gjithashtu një manifestim është mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.
