75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Reçak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, kanë bërë sot homazhe në Reçak, me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Homazhet u bënë në Kompleksin memorial të Reçakut, ku u vendosën kurora lulesh dhe u bënë përulje.

Homazhe po bëjnë edhe pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë ditës tre udhëheqësit e shtetit do të marrin pjesë edhe në një akademi përkujtimore në Shtime.

Më 15 janar, mbi 45 civilë shqiptarë në Reçak u vranë nga forcat serbe, pasi të njëjtit rrethuan dhe bombarduan fshatin.

Kjo masakër është dënuar edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga OSBE, e cila e konsideron si krim kundër njerëzimit./Indeksonline/