75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 30 Gusht 2022 / LB

Krerët e shtetit bëjnë homazhe te përmendorja e të zhdukurve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Sipas njoftimit, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në orën 10:30 para ndërtesës së Kuvendit.

Poashtu, Kurti do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.