75 Mall Live Search
10:58 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / MSH

Krerët e shtetit bëjnë homazhe të varri i ish-Presidentit Rugova dhe veprimtarit Demaçi

Kurora lulesh me fjongo verdhë e kaltër, që janë dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës, janë vendosur buzë varrit të ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të çështjes politike, Adem Demaçi, me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, të shoqëruar nga kabinetet e tyre kanë bërë homazhe pranë varreve të këtyre dy figurave të shquara të historisë së Kosovës.

Pas këtyre homazheve, krerët e shtetit kanë vizituar edhe Prekazin e Adem Jasharit, nga ku kanë nderuar dhe përshendetur kontributin e të gjithë atyre që punuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në ora 11:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancë plenare, teksa sheshi i kryeqytetit është përgaditur për parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë së vendit./Indeksonline/