09:36 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varrezat e Jasharajve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli bashkë me një delegacion nga qeveria kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.


Kjo është bërë në kuadër të agjendës për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që në ora 10:45, Kuvendi i Kosovës do të mbaj një seancë solemne për nder të përvjetorit të 11-të të pavarësisë.


Para se të vinin tek varrezat e familjes Jashari, krerët shtetëror ishin edhe tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova./Indeksonline/