Krerët e shtetit, duartorkasin djemtë e kombëtares për ndeshjen me Bullgarinë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar ndeshjen e futbollit me Bullgarinë e cila përfundoi me barazim.
Ai ka thënë se Kosovën ballëlartë, futbollistët tanë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020.
“Të mrekullueshëm dhe të pamposhtur futbollistët tanë. Kosovën, ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Nga ana e tij, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se djemtë e kombëtares kanë bërë një lojë brilante.
“Lojë briliante e djemve tanë në një atmosferë të jashtëzakonshme. Drejt Europianit të pamposhtur”, ka shkruar Haradinaj.


Edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët e kombëtares, për lojën që zhvilluan kundër Bullgarisë.
Me rezultat 1:1, përfundoi ndeshja Kosovë-Bullgari, ndeshje kjo kualifikuese për në Euro 2020.
Veseli ka thënë se ndjehet krenar dhe ka besim të plotë në futbollistët tanë, transmeton Indeksonline.

Sfidën e kombëtares me Bullgarinë e ka komentuar edhe ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka.
“Kosovë të dua, Bullgaria për pak me ra n’mina, lojë e bukur” , ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Pas ndeshjes së vlefshme për kampionatin evropian, në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, ka thënë se djemtë tanë e kanë merituar fitoren.
“Barazimi nuk është humbje, bravo djem! E kemi merituar fitoren.
Bullgaria sonte luajti mirë, por megjithatë jo në nivelin e djemve tanë! Gjithmonë krenarë me juve”, ka shkruar Hoxha.

/Indeksonline/