Krerët e shtetit në ceremoninë qendrore të 26-vjetorit të Policisë

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, morën pjesë në ceremoninë qendrore të 26-vjetorit të Policisë së Kosovës, e cila u mbajt në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë.
Përfaqësuesit e institucioneve të larta shtetërore vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e Policisë ndër vite, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë dhe rendit në vend.