Krerët e shtetit vendosin kurorë lulesh te busti i senatorit Bob Dole (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe kanë vendosur kurorë lulesh dhe kanë homazhe te busti i senatorit Bob Dole në Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.
Për kontributin e tij, ishte vendosur edhe busti në Prishtinë./IndeksOnline/


