75 Mall Live Search
12:04 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / A. M.

Krerët shqiptarë në mesin e dhjetëra të tjerëve në ceremoninë për Papa Françeskun

Në mesin e liderëve botërorë të shtunën në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut janë prezentë edhe ata shqiptarë.

Presidentët shqiptarë Bajram Begaj e presidentja Vjosa Osmani bashkë me udhëheqës të komuniteteve fetare kanë kryer homazhe në Vatikan një ditë më parë.

E, në ceremoninë e varrimit, 26 prill, po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ceremonia e varrimit e Papa Françeskut do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, ku pritet të marrin pjesë 130 delegacione, përshirë 10 monarkë e 50 krerë shtetesh, në mesin e tyre presidenti amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shumë të tjerë që do t’i japin lamtumirën e fundit atij.