75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / MSH1

Kresha bën thirrje që të votohet edhe Lahi Brahimaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kreshnik Smajlaj, ka bërë thirrje që votuesit t’i japin votë edhe Lahi Brahimajt.

Duke postuar një fotografi të përbashkët, Kresha u shpreh se kushdo që e voton atë, do ta nderonte nëse e voton edhe Brahimajn, të cilin në shenjë respekti e quajti “dajë”.

“Numrat 56 dhe 90 janë zgjedhja juaj, por edhe adresë në emrin tim kudo dhe kurdo” u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qytetarë të dashur,

Ju faleminderit për përkrahjen që më keni dhënë që nga fushata e zgjedhjeve lokale e deri më sot.

Të dielën jam kandidat për deputet nga AAK me numrin 56.

Si shef i shtabit në Prishtinë fokusin tim e kam patur për punën vetëm në kryeqytet.

Kushdo që më voton mua, do të më nderonit nëse do votonit edhe dajën Lahi, 90-shin në listë.

Numrat 56 dhe 90 janë zgjedhja juaj, por edhe adresë në emrin tim kudo dhe kurdo

Me respekt dhe përulje, Kresha