“Kreshnik Vula kishte marrë vendimin vetë për kartonin e kuq ndaj Bekajt, nuk kishte marrë mendimin e anësorëve”

Në ndeshjen e djeshme mes Gjilanit dhe Prishtinës ndodhën incidente të shumta.
E gjithë kjo filloj pas kartoni të kuq që referi, Kreshnik Vula ja dha portierit të Prishtinës, Visar Bekaj.
Para se ta merrte vendimin, Vula kishte shkuar te gjyqtarët anësorë për t’u konsultuar.

Indeksonline ka arritur të siguroj raporton plotësues të gjyqtarit anësor, Fatmir Sekiraqa.

Ai ka treguar se Kreshnik Vula ka marrë vendimin vetë për kartonin e kuq dhe se kishte ardhur tek referët anësor për të hequr presionin që vinte nga ekipi i Prishtinës.
“Unë edhe pas ndeshje, pasi kemi shkuar në zhveshtore në praninë e referit anësor, Edmond Zeqiri, Tefik Maloku, kontrollorit Idriz Kelmend, i kam thënë referit kryesor, Kreshnik Vula se vendimi e ka marrë ai dhe se unë nuk kam lidhje me këtë”, shkruhet ndër të tjera në raportin e Sekiraqës.
Pas ndeshjes, pati incidente të shumta, ku disa lojtarë e zyrtarë të Prishtinës përfunduan në spital nga lëndimet që kishin marrë./Indeksonline/