Kreshniku feson ditëlindjen, Dafina emocionon me urimin: Ma ndryshove jetën…

Bashkëshorti i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji feston sot ditëlindjen.
E nga të parët që e ka uruar ka qenë gruaja e tij, shkruan IndeksOnline.
Dafina ka bërë një urim mjaftë emocional.
Me foto nga salla e lindjes, ajo e ka uruar dhe e ka falenderuar duke u shprehur se ”i ndryshoi jetën”.
”Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku jem ma i mirë, burri jem dhe baba i djalit tonë. Të dua pafund”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se çifti vetëm para disa ditësh u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi gëzimi i tyre i parë, Daskani. /IndeksOnline/

