75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Kreu i Acromax: Statistikat e klikimeve të “Zemër Luana” plotësisht të vërteta

Emisioni “Zemër Luana” ka thyer rekorde shikueshmërie jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës.

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa zëra që vënë në dyshim shikueshmërinë reale të emisionit dhe supozojnë se klikimet e tij janë të blera, por “Acromax” i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime.

Pas analizimit të statistikave, është vërtetuar se shikueshmëria është e vërtetë.

Kompania “Acromax Media” konstatoi se në tre ditët e para emisioni arriti 800 mijë shikime në platformën YouTube ku vendin e parë të shikueshmërisë e dominon Shqipëria me 230 mijë shikime, në vendin e dytë Gjermania me 79 mijë, më pas vijon Italia me 78 mijë, Maqedonia e Veriut me 53 mijë, Britania e Madhe me 32 mijë, dhe më pas vijnë shtetet e tilla si: Greqia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Austria, Suedia, Belgjika, Kanadaja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj.

Gjithashtu ka pasur edhe 48 klikime nga India.

Më shumë se gjysma e klikimeve, të cilët kanë kërkuar emisionin në platformën e YouTube kanë qëndruar plot 2 orë pa ndalesë duke e parë atë.

Ndërsa së fundmi është identifikuar se “Zemër Luana” ka arritur plot 1 milion klikime në platformën YouTube në vetëm 3 ditë.